Studentët nga Fakulteti Filozofik e mbështetësin marshin kundër Asociacionit të organizuar nga Parlamenti Studentor
Parlamenti Studentor i cili udhëhiqet nga dy organizatat studentore Reforma dhe SKV-ja, kanë organizuar një marsh kundër Asociacionit më datën 15 shkurt të vitit 2022. Nënkryetari në Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” Bleron Beka shihet nga ambientet e Fakultetit Filozofik duke iu bërë thirrje kolegëve të tij student dhe qytetarëve të Kosovës […]
Parlamenti Studentor i cili udhëhiqet nga dy organizatat studentore Reforma dhe SKV-ja, kanë organizuar një marsh kundër Asociacionit më datën 15 shkurt të vitit 2022.
Nënkryetari në Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” Bleron Beka shihet nga ambientet e Fakultetit Filozofik duke iu bërë thirrje kolegëve të tij student dhe qytetarëve të Kosovës që t’iu bashkëngjitnit këtij marshi kundër Asociacioni të Komunave me shumicë serbe.
Më poshtë mund të lexoni deklaratën e plotë të nënkryetari në Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” Bleron Beka.
“Të nderuar kolegë studentë, të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës”. “Jemi këtu në ambientet e Fakultetit Filozofik pranë Bibliotekës Kombëtare, aty ku nesër do të zhvillohet marshi kundër Asociacionit”.
“Më 15 shkurt në ora 16:00 iu ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim të na bashkohen në marshin e organizuar nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës”, thuhet ne videon studenteve.
Ata kanë përfunduar duke thënë bashkëkundër Asociacionit.















