Studentët paralajmëruan rrethimin e Kuvendit në Shqipëri, anulohet seanca plenare

Seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë është anuluar shkaku i paralajmërimit të protestës së radhës nga studentët.

Para Parlamentit të Shqipërisë janë grumbulluar të parët gjimnazistët, ndërkohë që po marshojnë drejt Kuvendit edhe studentët.

Disa nga deputetët që kishin hyrë në seancë janë parë duke dalë jashtë godinës.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, paralajmëroi se gjithkush që ka dorë në katrahurë do ta paguajë, duke shtuar se pas dhunës nuk janë studentët, por opozita.

Një ditë më parë një protestë e dhunshme u zhvillua në Tiranë, ku protestuesit shënjestruan disa nga institucionet qeveritare, si Kryeministrinë, Kuvendin, Ministrinë e Arsimit, Ekonomisë dhe Drejtësisë.

Sulmit nuk i shpëtuan as një sërë biznesesh private në rrugët kryesore të kryeqytetit, ndërkohë që pati përplasje të forta me policinë.

Rama pas protestës në Tiranë: Kushdo që është i përfshirë do të përballet me ligjin

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika