Studentët pastrojnë ambientet e UP-së, Azemi: Presim përkrahje për stafin e jo thyerje të grevës

kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se pret nga studentët përkrahje për punëtorët teknikë e jo veprime për ta thyer grevën

Disa studentë kanë zgjedhur t’i pastrojnë vetë ambientet e Universitetit të Prishtinës, pasi punëtorët teknikë janë në grevë që nga 16 shkurti për shkak të pagave të ulëta.

Në lidhje me këtë ka reaguar kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Azemi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se pret nga ta përkrahje për punëtorët teknikë e jo veprime për ta thyer grevën.

Sipas Azemit, me këto veprime nuk frikësohet askush.

“Kur disa studentë mundohen t’i zëvendësojnë grevistët e UP-së duke bërë pastrimin e disa korridoreve, ne i inkurajojmë që këtë ta bëni deri në pafundësi, por s’ju japin as juve ma shumë se 300 euro. Ne presim përkrahje nga studentët dhe jo thyerje të grevës. Me këto veprime nuk mund ta frikësoni askënd, me përjashtim të atyre që ju fusin në këtë lojë”, ka shkruar Azemi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika