Studentët shqiptarë paralajmërojnë protestë më 26 maj në Tiranë

Studentët shqiptarë kanë paralajmëruar organizimin e një proteste më 26 maj në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në shenjë solidariteti me zhvillimet e fundit që lidhen me çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Nisma vjen pas protestës së mbajtur në Shkup, ku një grup studentësh të nisur nga Tirana nuk u lejuan të kalonin kufirin dhe u devijuan drejt Kumanovës, duke rritur tensionin dhe reagimet në radhët e të rinjve.Sipas njoftimit, tubimi do të nisë në qendër të kryeqytetit dhe më pas do të vijojë me një marshim drejt Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë.

Organizatorët kanë zgjedhur si slogan “Shqiptaria është me Shkupin”, duke theksuar mesazhin e unitetit dhe mbështetjes për shqiptarët përtej kufijve.

Ata u bëjnë thirrje të rinjve që t’i bashkohen protestës për të dhënë një sinjal të qartë solidariteti dhe për të treguar se, sipas tyre, “jemi një”./alsat

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika