Studimet thonë se cigaret elektronike mund të shkaktojnë aritmi të zemrës

Në bazë të studimeve të fundit thuhet se cigaret elektronike mund të rrisin rrezikun për fibrilacion atrial ose ventrikular dhe arrest të papritur kardiak

Foto ilustruese, foto: Euronews

Vapingu është parë si një alternativë më e sigurt për pirjen e duhanit dhe një mjet i dobishëm për ata që janë të varur nga duhanpirja, që të heqin dorë nga ky zakon.

Ekspertët e shëndetit theksojnë se vapingu nuk është plotësisht i sigurt. Me përdorimin e cigareve elektronike të lidhura me rriten gjasat për të zhvilluar astmë dhe kushte të tjera të mushkërive.

Tani, një studim i ri ka zbuluar se vapingu mund të jetë potencialisht i dëmshëm për shëndetin e zemrës, raporton Euro-news.

Hulumtimi nga Universiteti Louisville në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zbuloi se ekspozimi ndaj tymit të cigareve elektronike shkakton aritmi të zemrës te minjtë, në formën e rrahjeve të parakohshme dhe të anashkaluara të zemrës.

“Gjetjet tona tregojnë se ekspozimi afatshkurtër ndaj cigareve elektronike mund të destabilizojë ritmin e zemrës, përmes kimikateve specifike brenda lëngjeve elektronike”, ka thënë Alex Carll, asistent profesor në Departamentin e Fiziologjisë, i cili e drejtoi studimin.

Këto gjetje sugjerojnë se përdorimi i cigareve elektronike që përfshin disa shije ose mjete tretëse mund të prishë përcjelljen elektrike të zemrës dhe të provokojë aritmi.

Ndërsa, nevojiten studime të mëtejshme për të përcaktuar efektet kardiake te njerëzit, autorët e studimit thanë se gjetjet e tyre treguan një “nevojë urgjente” për më shumë kërkime në këtë fushë.

Shkencëtarët testuan efektet e aerosoleve të cigareve elektronike te minjtë, të cilët u vendosën në dhomat e thithjes për seanca 90 minutëshe.

Rrahjet e zemrës së minjve u ngadalësuan gjatë ekspozimit dhe u përshpejtuan më pas, duke treguar një përgjigje stresi “luftoni ose ikni”.

Thithjet e cigareve elektronike nga një lëng elektronik me aromë mentoli ose vetëm nga propilen glikol, shkaktuan gjithashtu aritmi ventrikulare dhe parregullsi të tjera të përcjelljes në zemër.

Studiuesit thonë se ky studim shton një numër në rritje kërkimesh mbi rreziqet e mundshme të cigareve elektronike.

“Gjetjet e këtij studimi janë të rëndësishme sepse ato ofrojnë prova të reja se përdorimi i cigareve elektronike mund të ndërhyjë në ritmet normale të zemrës – diçka që nuk e dinim më parë,” ka thënë Aruni Bhatnagar, një profesor në Departamentin e Mjekësisë Mjedisore të Universitetit të Louisville.

“Kjo është shumë shqetësuese, duke pasur parasysh rritjen e shpejtë të përdorimit të cigareve elektronike, veçanërisht te të rinjtë”, ka vijuar tutje.

Studimet kanë treguar një rritje të madhe kohët e fundit në përdorimin e pirjes së cigareve elektronike, veçanërisht te të rinjtë, në vendet evropiane.

Meqenëse vapingu nuk përfshin djegie si cigaret tradicionale, ai i ekspozon përdoruesit dhe kalimtarët ndaj pak ose aspak monoksidit të karbonit, katranit ose nitrozaminave që shkaktojnë kancer.

Megjithatë, duke qenë se ato nuk janë përdorur për kaq shumë kohë, ka pak studime mbi efektet e tyre afatgjata në shëndet.

 

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika