Stuhia e fuqishme rrëzon lisin në magjistralen Vushtrri – Mitrovicë
Një stuhi e fuqishme me shi dhe erë ka goditur qytetin e Vushtrrisë pasditen e së mërkurës. Stuhia e jashtëzakonshme e shoqëruar me shi të rëndë dhe erë të fortë, ka rrëzuar një lis në magjistralen Vushtrri – Mitrovicë. Rrëzimi i lisit siç shihet në videot e publikuar nga mediumi lokal, “Vushtrria Online” ka shkaktuar […]
Një stuhi e fuqishme me shi dhe erë ka goditur qytetin e Vushtrrisë pasditen e së mërkurës.
Stuhia e jashtëzakonshme e shoqëruar me shi të rëndë dhe erë të fortë, ka rrëzuar një lis në magjistralen Vushtrri – Mitrovicë.
Rrëzimi i lisit siç shihet në videot e publikuar nga mediumi lokal, “Vushtrria Online” ka shkaktuar bllokimin e rrugëve dhe vështirësi në qarkullim për makinat.
Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.















