Stuhia tropikale Jangmi godet Japoninë, 60 mijë familje mbeten pa energji elektrike – anulohen 900 fluturime

Stuhia e fortë tropikale Jangmi përshkoi Japoninë të mërkurën, duke sjellë erëra të fuqishme dhe reshje të dendura shiu që shkaktuan ndërprerje në transport si dhe lanë pa energji elektrike 60 mijë familje.

Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, qendra e stuhisë ndodhej rreth 150 kilometra në jug të Tokios gjatë orëve të pasdites, duke lëvizur në drejtim verilindor me erëra të qëndrueshme që arrinin deri në 25 metra në sekondë, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

Autoritetet paralajmëruan se stuhia pritet të kalojë shumë pranë bregdetit të Paqësorit në pjesën lindore të Japonisë, duke kërkuar vigjilencë të shtuar nga qytetarët.

Të paktën 15 persona kanë pësuar lëndime të lehta si pasojë e motit të keq, njoftuan autoritetet.

Me një presion qendror prej 985 hPa, stuhia ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike për afro 60 mijë familje.

Ndërkohë, autoritetet kanë raportuar përmbytje, rrëzime pemësh, grumbullim mbeturinash dhe rrëshqitje dheu në rajone të ndryshme të vendit.

Zëdhënësi i qeverisë japoneze, Minoru Kihara, tha se ekipet e emergjencës po monitorojnë situatën dhe po reagojnë ndaj incidenteve të shkaktuara nga stuhia.

Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, transporti është goditur rëndë, me afro 900 fluturime të anuluara.

Gjithashtu, autoritetet kanë lëshuar urdhra dhe rekomandime për evakuim për qindra mijëra banorë në zonat më të rrezikuara.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika