Subvencionimi i teksteve shkollore, Jasharaj: Një komplikim i radhës, Nagavci t’u kërkoj falje prindërve e mësimdhënësve

"Ky është një komplikim i radhës dhe unë po them që MASHTI lë të bëj çfarë të dojë, pasi Nagavci në takimin e dytë më mediat është dashur të kërkoj falje prindërve dhe mësimdhënësve për gjërat që kanë ndodhur me tekstet shkollore"

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj

Vendimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit (MAShTI) për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën përmes aplikimit e-Kosova, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj e ka cilësuar si komplikim nga radhës nga kjo MASHTI.

Jasharaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ministrja Nagavci për vendimin e marrë do duhej të i kërkonte falje prindërve dhe mësimdhënësve.

“Ky është një komplikim i radhës dhe unë po them që MASHTI lë të bëj çfarë të dojë, pasi Nagavci në takimin e dytë më mediat është dashur të kërkoj falje prindërve dhe mësimdhënësve për gjërat që kanë ndodhur me tekstet shkollore. Tash e kemi një komplikim në e-Kosova për rimbursim të teksteve shkollore. Kjo po krijon telashe ngase siç e lexova nga mediat, pasi me MASHTI-in nuk kemi ndonjë komunikim për shkak të qëndrimeve të Nagavcit, se ajo mendon që vet duhet të bëj gjithçka për arsimin e kjo po i del gabim”, ka thënë ai.

E,e gjithë po ndodhë për shkak të kryeneçësisë së Nagavcit ka theksuar Jasharaj, duke theksuar për komplikimet që po shfaqen në platformën online, e-Kosova.

“Kishte vërejtje të prindërve që fëmijët e tyre në gjysmën e shtatorit do t’i bëjnë vitet për tu regjistruar në klasën e parë dhe ata nuk kanë mundësi të aplikojnë, pastaj nuk janë 100 ose 200, por janë mbi 100 mijë prindër që duhet të aplikojnë për këtë rimbursim”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika