Subvencionimi për izolimin e shtëpisë: Dje ftuan qytetarët që të aplikojnë, sot Fondi për Efiçiencë mbyll para kohe thirrjen
Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) ka njoftuar se është mbyllur aplikimi në thirrjen publike ““Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë për Shtëpitë Individuale të Banimit”. Sipas tyre, mbyllja po bëhet pasi janë pranuar mbi 2000 aplikime, të cilat përmbushin buxhetin prej 10 milionë eurosh të paraparë për këtë projekt, duke theksuar […]
Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) ka njoftuar se është mbyllur aplikimi në thirrjen publike ““Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë për Shtëpitë Individuale të Banimit”.
Sipas tyre, mbyllja po bëhet pasi janë pranuar mbi 2000 aplikime, të cilat përmbushin buxhetin prej 10 milionë eurosh të paraparë për këtë projekt, duke theksuar se FKKE është në proces të shqyrtimit te aplikimeve të pranuara.
“Në vetëm 13 ditë, Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka pranuar mbi 2000 aplikime, të cilat përmbushin buxhetin e paraparë për projektin ‘Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë për Shtëpitë Individuale të Banimit’. Nga sot, aplikimi në platformën e-Kosova është mbyllur, ndërsa FKEE është në proces të shqyrtimit te aplikimeve të pranuara. Për të gjithë ju që keni aplikuar deri më tani, përgjigjet do t’i pranoni në e-mail adresën me të cilën jeni regjistruar në e-Kosova. FKEE së shpejti do t’ju informojë për thirrje të reja”, thuhet në njoftim e tyre.
Ndërkaq, gjatë ditës së shtunë, FKKE ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë edhe pak ditë të mbetura për të kompletuar aplikimet e tyre. Sipas një njoftimi, thuhej se aplikimi ka qenë i hapur për 13 ditë, ndonëse ishte paraparë që të mbyllej më 25 shtator.
“Javën po e përmbyllim me një numër të madh të aplikimeve të pranuara për përfitim nga projekti ‘Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë për Shtëpitë Individuale të Banimit’. Prandaj, ju njoftojmë se buxheti prej 10 milionë euro, i destinuar për subvencionim të këtyre masave, është drejt përfundimit. Ftojmë të gjithë të interesuarit që të shfrytëzojnë edhe pak ditë të mbetura për t’i kompletuar aplikimet e tyre. Ndërkohë, ekipet e FKEE-së po punojnë në verifikimin e të gjitha aplikacioneve sipas radhës së arritjes”, thuhet në njoftime tyre gjatë ditës së shtunë.















