“Subvencionimi tani deri në 29 vjeç”, Kurti njofton për zgjerim të platformës “Superpuna”

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për zgjerimin e platformës “Superpuna”, duke lejuar subvencionimin e punësimit edhe për të rinjtë deri në moshën 29 vjeç

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se platforma “Superpuna” do të zgjerohet duke lejuar subvencionimin e punësimit edhe për të rinjtë deri në moshën 29 vjeç.

Kryeministri Kurti, gjatë prezantimit të këtij zgjerimi, ka theksuar se mbi 9 mijë të rinj tashmë janë punësuar përmes kësaj platforme.

Në fillim, platforma ka ofruar subvencione për grupmoshën 18-25 vjeç, por tani është zgjeruar deri në 29 vjeç.

Kryeministri Kurti pasi ka përmendur sukseset e  platformës, ka thënë se fjala kryesore në prezantimet e tyre është “punë dhe drejtësi”.

“Punë dhe drejtësia është togfjalëshi që është dëgjuar më së shpeshti në prezantimet tona. Kjo platformë për bizneset e bëri më të lehtë angazhimin e punëtorëve pasi garantoi subvencionim e pagës së punëtorëve. Platforma ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm, ku u punësuan 9394 të rinj dhe të reja. Jam shumë i lumtur që disa prej përfituesve i kemi në mesin tonë për t’u dhënë edhe një lajm të mirë. Kemi vendosur që t’i zgjerojmë grupmoshat që mund të përfitojnë nga kjo platformë, tani nga 18 vjeç deri në 29 vjeç mund të përfitojnë për t’u punësuar”, ka deklaruar Kurti.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se synimi ishte punësimi i 10 mijë të rinjve dhe aktualisht 67% e punësuarve përmes kësaj platforme kanë vazhduar kontratat e tyre me punëdhënësit.

“Duke parë suksesin e grupmoshës së parë, kemi vendosur të zgjerohet grupmosha për ata që janë më shumë se 25 vjeç. Pra, nga ata që kanë përmbushur gjashtëmujorin, janë 67 për qind e tyre që kanë përfituar punësim. Ndryshimet, do të vazhdojnë kushte dhe kriteret e tjera siç kanë qenë”, ka thënë ministri Murati.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika