Suedi: Diskutohet angazhimi i ushtrisë pas rritjes së dhunës nga bandat

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, sot do të takohet me shefin e ushtrisë suedeze për të diskutuar se si mund të ofrohet ndihmë në uljen e vrasjeve nga bandat

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson.

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, do të takohet të premten me shefin e ushtrisë suedeze, për të diskutuar se si mund të ofrohet ndihmë në uljen e vrasjeve nga bandat.

Dy burrat dhe shefi i Policisë së Suedisë do të diskutojnë më gjerësisht për rolin e ushtrisë në këtë situatë.

Të enjten në Stokholm është raportuar për dy burra të vrarë dhe një 25-vjeçare të vrarë, si pasojë e një shpërthimi në shtëpinë e saj.

“Ne do t’i gjurmojmë bandat dhe do t’i mposhtim ato”, është zotuar Kristersson në një adresim të rrallë televiziv.

Shefi i ushtrisë suedeze, Micael Byden, i ka thënë gazetës suedeze “Dagens Nyheter” se është i përgatitur që t’iu ndihmojë zyrtarëve policorë.

Ende nuk dihet se si do të mund të përfshihej ushtria, mirëpo ka zëra se ushtarët mund të angazhohen në disa detyra policore, për t’iu mundësuar zyrtarëve që të kenë më shumë personel për luftim të krimit.

Sipas mediave suedeze, këtë vit janë varë 12 njerëz nga dhuna e bandave, shifra më e lartë prej vitit 2019.

Ato e kanë lidhur rritjen e rasteve të dhunës me një bandë të njohur si rrjeti Foxtrot, i cili është ndarë në dy fraksione rivale.

Kristersson ka thënë se Suedia nuk është përballur me diçka të tillë më parë dhe “asnjë shtet në Evropë” nuk është duke përjetuar diçka të ngjashme./REL

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika