Suharekë: Vdes një person pasi u rrokullis me traktor

Ka vdekur një person në Suharekë, pasi u rrokullis me traktor dhe mori lëndime

Policia e Kosoves/ Foto: Visar Loku

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Budakovë të Suharekës.

Rasti ka ndodhur të hënën pasdite.

Lidhur me rastin viktima është dërguar në emergjencë në Suharekë, nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e tij.

Trupi i tij është dërguar në IML për obduksion, teksa policia ka hapur rast për hetim të vdekjes.

“Suharekë 18.09.2023 – 16:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte humbur kontrollin mbi drejtimin e traktorit dhe ishte rrokullisur, ku si pasojë kishte pësuar lëndime. Lidhur me rastin viktima është dërguar në emergjencë në Suharekë ku nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e tij. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është njoftuar prokurori me urdhërin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika