Sullivan: Bisedime të sinqerta dhe konstruktive me shefin e diplomacisë kineze

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, u takua me ministrin e Jashtëm kinez, Wang Yi, në Maltë këtë fundjavë

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, u takua me ministrin e Jashtëm kinez, Wang Yi, në Maltë këtë fundjavë, njoftuan të dielën Pekini dhe Uashingtoni, ndërsa dy ekonomitë më të mëdha të botës kërkojnë të stabilizojnë marrëdhëniet e trazuara.

Të dy palët zhvilluan bisedime “të sinqerta, thelbësore dhe konstruktive” gjatë disa takimeve të mbajtura më 16 dhe 17 shtator, sipas deklaratave të veçanta të dielën nga Shtëpia e Bardhë dhe Ministria e Jashtme e Kinës.

Takimi i Sullivan me Wang ishte i fundit në një seri diskutimesh të nivelit të lartë midis zyrtarëve amerikanë dhe kinezë, që mund të hedhin bazat për një takim të presidentit Joe Biden dhe presidentit kinez Xi Jinping më vonë këtë vit.

Sullivan u takua për herë të fundit me kryediplomatin Wang në Vjenë në muajin maj.

Ministria e Jashtme e Kinës tha se të dyja palët ranë dakord të vazhdojnë kontaktet e nivelit të lartë dhe të zhvillojnë bisedime dypalëshe mbi çështjet e Azi-Paqësorit, çështjet detare dhe politikën e jashtme.

Shtëpia e Bardhë shtoi se të dyja palët “u angazhuan për të vazhduar këtë kanal strategjik të komunikimit dhe për të vazhduar angazhimin dhe bisedimet shtesë të nivelit të lartë në fushat kryesore në muajt e ardhshëm”./VOA

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika