Sulm i përgjakshëm në Pakistan, vriten 8 ushtarë dhe plagosen 35 të tjerë

Të paktën tetë ushtarë pakistanezë janë vra dhe 35 të tjerë u p plagosen pas një sulmi të militantëve ndaj një poste ushtarake në veriperëndim të Pakistanit, pranë kufirit me Afganistanin.

Sipas autoriteteve pakistaneze, sulmi ndodhi të enjten në mbrëmje në distriktin Bajaur, kur militantët përdorën fillimisht një dron kuadrokopter për të goditur kampin ushtarak dhe më pas përplasën një automjet të mbushur me eksploziv në objekt. Pas shpërthimit të fuqishëm, pasoi një shkëmbim zjarri mes sulmuesve dhe forcave të sigurisë.

Pamjet nga zona treguan postën kufitare pothuajse tërësisht të shkatërruar, me ndërtesa të rrënuara dhe pjesë të karbonizuara nga shpërthimi. Një gazetar i Reutersit raportoi se shpërthimi u ndje edhe në tregjet mbi 20 kilometra larg vendngjarjes, ndërsa ushtria pakistaneze mbylli rrugët dhe rrethoi zonën pas sulmit.

Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi militant Tehreek-e-Taliban Pakistan, i cili prej kohësh zhvillon sulme kundër forcave pakistaneze.

Ky është sulmi i tretë i madh militant brenda pak ditësh në Pakistan. Sipas autoriteteve, dy sulme të tjera pranë qytetit Bannu kanë lënë të vdekur rreth 25 persona, ndërsa në provincën jugperëndimore të Balochistan pesë ushtarë humbën jetën gjatë përleshjeve me militantët.

Islamabadi vazhdon të akuzojë Afganistanin se po strehon drejtuesit dhe luftëtarët e TTP-së, si dhe grupe të tjera separatiste aktive në Balochistan. Megjithatë, qeveria talebane në Kabul i mohon vazhdimisht këto pretendime dhe insiston se territori afgan nuk përdoret për sulme ndaj Pakistanit.

Tensionet mes dy vendeve janë rritur ndjeshëm muajt e fundit. Në shkurt, Pakistani kreu sulme ajrore në territorin afgan duke pretenduar se kishte në shënjestër bazat e militantëve, çka shkaktoi përplasjet më të ashpra mes Islamabadit dhe Kabulit në vitet e fundit.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika