Sulm i ri iranian ndaj Izraelit
Policia izraelite ka njoftuar se një nga vendbanimet në qytetin Haifa është goditur nga një sulm. Deri më tani nuk ka raportime për viktima, por janë regjistruar dëme materiale të konsiderueshme. Pamjet nga Haifa tregojnë zjarr të madh në vendin e ngjarjes. Policia u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg zonave të prekura dhe të […]
Policia izraelite ka njoftuar se një nga vendbanimet në qytetin Haifa është goditur nga një sulm.
Deri më tani nuk ka raportime për viktima, por janë regjistruar dëme materiale të konsiderueshme.
Pamjet nga Haifa tregojnë zjarr të madh në vendin e ngjarjes.
Policia u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg zonave të prekura dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve në terren.
Shërbimet e ambulancës janë aktivizuar dhe disa persona të lënduar janë dërguar në spital.
Izraeli ka konfirmuar gjithashtu se po vazhdon të qëllojë objektiva të tjerë brenda Iranit.
Televizioni shtetëror i Iranit thotë se vendi ka sulmuar Tel Avivin, Haifën dhe qytete të tjera “me dhjetëra raketa dhe dronë iranianë”.
Gjithashtu raportohet se raketat kanë tejkaluar “shtresat e sistemit mbrojtës izraelit”./BBC















