Sulm kibernetik në Telekomin e Kosovës, a u cenua privatësia e konsumatorëve?

Telekomi i Kosovës ka qenë cak i sulmeve kibernetike këtë të martë. Drejtori teknik i tij, Halil Krasniqi ka bërë të ditur se privatësia e konsumatorëve nuk është cenuar. I njëjti nuk ka dhënë detaje për prejardhjen e sulmit

Telekomi i Kosovës

Gjatë tërë ditës Telekomi është përballur me sulme kibernetike. Drejtori teknik në Telekom, Halil Krasniqi ka thënë se privatësia e konsumatorëve nuk do të cenohet ngase sulmi nuk do të mund të depërtoj.

I ftuar në FIVE të RTV Dukagjini, Krasniqi ka thënë se sulmi kibernetik në Telekom ka qenë i pranishëm dhe njëherësh, i vazhdueshëm që nga ora 8 e mëngjesit. Mirëpo se nga kanë ardhur, Krasniqi ka preferuar të mos deklarohet bazuar në spekulime.

“Prej orës 8 kemi pasur sulme të vazhdueshme, kemi tash dhe do të ketë edhe në vazhdim. Ne kemi identifikuar disa IP nga na ka ardhur sulmi por ky sulm dhe ky lloj sulmi është pak i rrjeshëm. Nuk do doja të spekuloja lokacionin sepse nuk mund të jetë real”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, ai ka theksuar se sulmi nuk ka prekur privatësinë e konsumatorëve por se i njëjti, ka shkaktuar një ngarkesë të rrejshme nga jashtë duke detyruar ndaljen e paisjeve.

“Privatësia nuk mund të cenohet, këto sulme nuk mund të depërtojnë por shkaktojnë një ngarkesë të rrejshme nga jashtë në rrjet e për t’a parandaluar, detyrohemi të ndalim paisjet e të bëjmë zgjidhje për të evituar sulmin. Ndryshe, nuk ka rreziqe sikurse të hyrat në të dhënat e konsumatorit, ky sulm nuk është i atillë”, ka deklaruar Krasniqi.

Foto nga intervista e Krasniqit në RTV Dukagjini

Më herët të martën, sulmet kibernetike të njëpasnjëshme në Telekom, Krasniqi i kishte konfirmuar për Portalin Dukagjini.

Krasniqi ka bërë të ditur se janë në dijeni për llojin e këtij sulmi, por këtë nuk mund ta tregojnë për publikun për arsye të sigurisë.

Kosova dhe Shqipëria kohët e fundit janë përballur me sulme të ndryshme kibernetike. Më gjashtë shtator, Qeveria e Kosovës kishte njoftuar se disa ueb-faqe të institucioneve të shtetit kanë qenë cak i një sulmi kibernetik, duke mos specifikuar për cilat bëhej fjalë.

Megjithatë, sulmi nuk ka arritur të depërtojë brenda infrastrukturës së rrjetit kompjuterik shtetëror, pasi, siç është thënë, “është bllokuar nga pajisjet përkatëse të sigurisë”. Ndërkaq, Shqipëria ka ndëprerë lidhjet diplomatike me Iranin më shtatë shtator, duke thënë se hetimet kanë treguar se sulmet kibernetike janë kryer nga Irani si “agresor shtetëror”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika