Sulm kibernetik në Telekomin e Kosovës

Telekomi i Kosovës ka qenë cak i sulmeve kibernetike këtë të martë, këtë e ka bërë të ditur drejtori teknik në Telekom, Halil Krasniqi

Telekomi i Kosovës

Gjatë tërë ditës Telekomi është përballur me sulme kibernetike. Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, drejtori teknik në Telekom, Halil Krasniqi.

Krasniqi ka bërë të ditur se janë në dijeni për llojin e këtij sulmi, por këtë nuk mund ta tregojnë për publikun për arsye të sigurisë.

Ndërkaq, ai po ashtu, njoftoi se Telekomi i Kosovës, ka pasur mjaft probleme për të operuar normalisht gjatë ditës së martë për shkak të këtyre sulmeve.

Ai theksoi se sulmi tashmë është ndalur, por që janë duke punuar ende në rrjet për shkak të ngarkesave të shumta që ka shkaktuar sulmi në fjalë.

“Po, sulmi kibernetik është që nga mëngjesi, po merremi me atë punë intensivisht. Tash sulmin e kemi ndalur, por na ka lënë disa ngarkesa brenda në rrjet, kështu që po merremi edhe me atë punë që shpejt t’i kthehemi shërbimeve. Kemi pasur probleme gjatë gjithë ditës që nga ora 8 e mëngjesit, jo vazhdimisht, por pjesën më të madhe të kohës sidomos në shërbimet e internetit, sidomos në mobil. Po dihet se çfarë sulmi është, por nuk preferohet të publikohet meqenëse po merremi me atë”, ka thënë ai.

Kosova dhe Shqipëria kohët e fundit janë përballur me sulme të ndryshme kibernetike. Më gjashtë shtator, Qeveria e Kosovës kishte njoftuar se disa ueb-faqe të institucioneve të shtetit kanë qenë cak i një sulmi kibernetik, duke mos specifikuar për cilat bëhej fjalë.

Megjithatë, sulmi nuk ka arritur të depërtojë brenda infrastrukturës së rrjetit kompjuterik shtetëror, pasi, siç është thënë, “është bllokuar nga pajisjet përkatëse të sigurisë”. Ndërkaq, Shqipëria ka ndëprerë lidhjet diplomatike me Iranin më shtatë shtator, duke thënë se hetimet kanë treguar se sulmet kibernetike janë kryer nga Irani si “agresor shtetëror”.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika