Sulm me armë në një shkollë në Turqi, 16 të plagosur

Një sulm me armë në një shkollë në provincën juglindore të Turqisë, Sanliurfa, ka lënë të plagosur të paktën 16 persona, përfshirë nxënës dhe mësues, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.

Sipas guvernatorit Hasan Sildak, sulmuesi – një 19-vjeçar ish-nxënës i shkollës – hapi zjarr me pushkë ndaj nxënësve dhe stafit, duke shkaktuar panik në ambientet shkollore.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e distriktit Siverek, ku 12 prej tyre vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor.

Guvernatori konfirmoi se sulmuesi i mori jetën vetes në vendngjarje, kur forcat e policisë tentuan ta arrestonin.

Në vijim, autoritetet turke kanë nisur hetimet për të sqaruar motivet e sulmit.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika