Pesë persona janë plagosur si pasojë e një sulmi me thikë që ndodhi të dielën në mëngjes në qytetin Bielefeld të Gjermanisë.
Sipas policisë dhe prokurorisë gjermane, sulmi ndodhi jashtë një lokali ku disa persona po festonin.
Autori dyshohet se i ka sulmuar me thikë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ai është ende në arrati dhe po kërkohet nga një numër i madh forcash policore.
Tre nga të plagosurit kanë marrë lëndime të rënda dhe ndodhen në trajtim në spital.
Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që mund të ketë edhe viktima të tjera të paidentifikuara ende.
Rrethanat e sulmit mbeten të paqarta.
Policia ka sekuestruar disa thika nga vendi i ngjarjes dhe hetimet janë në zhvillim e sipër.