Sulm me thikë në Paris, plagosen disa persona

Disa persona kanë mbetur të plagosur nga sulmi që ndodhi të mërkurën e 11 janarit në terminalin e stacionit të trenit në Paris

Policia në Paris të Francës

Disa persona kanë mbetur të plagosur me thikë nga një person në stacionin e trenit Gare du Nord në Paris mëngjesin e së mërkurës.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, përmes një postimi në llogarinë e tij, në Twitter.

Ai ka thënë se sulmuesi është “neutralizuar shpejt” nga policia.

Sipas raportimeve mediale, sulmi ndodhi në orën 06:40 brenda stacionit të trenit.

Policia thuhet se ka arritur të arrestojë sulmuesin dhe e ka plagosur para arrestimit, ndërsa ambulanca ka ndërhyrë dhe ka ofruar ndihmë për të lënduarit.

Për momentin nuk dihen motivet e sulmit, ndërsa kompania ka thënë se së shpejti duhet të normalizohet qarkullimi në këtë pjesë.

Stacioni ku raportohet se ka ndodhur sulmi është një prej stacioneve më të frekuentuara në Evropë dhe është një linjë e rëndësishme që lidh Parisin, Londrën dhe veriun e Evropës.

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe se trenat janë duke operuar normalisht, raportoi Franceinfo.

Ndërkaq, televizioni BFM tha se policia ka përdorur armë zjarri për të ndaluar personin e dyshuar.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika