Sulm ndaj personave zyrtarë në veri, të dyshuarit largohen në drejtim të panjohur

Derisa katër zyrtarët policorë ishin në drejtim të stacionit policor, janë sulmuar me mjete të forta –gurë nga persona të dyshuar të cilët janë larguar në drejtim të panjohur

Katër zyrtarë policorë janë sulmuar me mjete të forta – gurë, nga disa persona të panjohur.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të martën e 13 qershorit, në Mitrovicë të Veriut.

Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet se personat e dyshuar janë larguar në drejtim të panjohur.

Vetura zyrtare është dëmtuar, ndërkaq nuk është raportuar për të lënduar.

Ky rast vazhdon të jetë në procedurë hetimore.

“Derisa katër zyrtarët policor ishin në drejtim të stacionit policor janë sulmuar me mjete të forta –gurë nga 4-5 persona të dyshuar të panjohur të cilët janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar përveç që është dëmtuar vetura zyrtare ndërsa rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Rasti është cilësuar si “sulm ndaj personave zyrtarë dhe dëmtim apo asgjësim i pasurisë”.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika