Sulm ndaj personit zyrtar në Viti, arrestohen dy persona

Pas ndjekjes, policia ka arritur ta ndalojë kamionin me të cilin po lëviznin të dyshuarit dhe njëri prej tyre e kishte sulmuar një zyrtar policor

Ilustrim

Dy persona janë arrestuar të mërkurën e 19 prillit, pas një sulmi ndaj personit zyrtar në fshatin Debërllde në Viti.

Ata nuk kanë ndaluar në pikën e kontrollit, duke i detyruar Policinë e Kosovës që t’i ndjekin.

Pas ndjekjes policia ka arritur ta ndalojë kamionin me të cilin po lëviznin të dyshuarit dhe njëri prej tyre e kishte sulmuar një zyrtar policor.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se gjatë kontrollit në kamionin e të dyshuarve janë gjetur 11 krerë gjedhe që dyshohet se i kishin futur ilegalisht nga Maqedonia e Veriut.

“Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë për arsye se nuk u i ishin ndaluar zyrtarëve policorë në një pikë kontrolli. Pas ndjekjes policia ka rritur ta ndalojë kamionin me të cilin po lëviznin të dyshuarit dhe njëri prej tyre e kishte sulmuar një zyrtar policor. Gjatë kontrollit në kamionin e të dyshuarve janë gjetur 11 krerë gjedhe që dyshohet se i kishin futur ilegalisht nga Maqedonia e Veriut”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, kamioni dhe kafshët i janë dërguar doganës, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika