Një person është arrestuar të hënën në mëngjes në Zubin Potok, pasi dyshohet se ka sulmuar një zyrtar policor gjatë një pike kontrolli.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari pas sulmit ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes. Gjatë kontrollit, tek ai janë gjetur dhe sekuestruar një boks hekuri dhe një thikë.

Rasti është iniciuar si “sulm ndaj personit zyrtar”, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.