Të paktën katër fëmijë janë vrarë nga një burrë që mbante një sëpatë në një kopsht fëmijësh në qytetin Blumenau në Brazilin jugor, thonë zyrtarët lokalë.

Katër fëmijë të tjerë u plagosën nga 25-vjeçari që hyri në çerdhe rreth orës 09:00 me orën lokale, të mërkurën.

Zyrtarët e spitalit thanë se të plagosurit ishin të gjithë nën moshën tre vjeç, transmeton BBC.

Policia tha për mediat lokale se sulmuesi ishte dorëzuar, dhe se ai ishte arrestuar nga policia.

Për rastet në fjalë,  Guvernatori i shtetit, Santa Catarina – ku ndodhet Blumenau – ka shpallur tri ditë zie.