Dyshohet se një punëtor teknik sulmoi të miturën seksualisht

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur pasditen e së enjtes së 17 nëntorit, në Malishevë. Ndërkaq, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka konfirmuar për Portalin Dukagjini se e mitura dyshohet të jetë sulmuar nga punëtori teknik i shkollës

Ilustrim





Dyshohet se një nxënëse e SHFMU “Kajtaz Ramadani” në Kijevë, është sulmuar seksualisht nga një punonjës teknik i kesaj shkolle.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjakovës.

“Me datë 17.11.2022, Stacioni Policor në Malishevë është njoftuar se viktima, femër (e mitur),  nxënëse e SHFMU “Kajtaz Ramadani” në Kijevë, ishte sulmuar seksualisht nga një punonjës teknik i kesaj shkolle. Njësitet relevante të policisë i janë përgjigjur rastit dhe është arrestuar i dyshuari”, ka thënë Elezaj.

Krahas kësaj, bëhet e ditur se me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë. Të njëjtit i është iniciuar rasti “Sulm seksual”.

Një lajm i tillë, ndonëse me pak detaje, ishte përfshirë në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“Malishevë 17.11.2022-15:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me rekomandimin e prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.





Shija e redaktorit

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Të fundit nga rubrika