Të paktën 20 persona janë vrarë dhe 32 janë plagosur pasi forcat amerikane dhe ato të Arabisë Saudite kanë kryer sulme të përbashkëta kundër “objekteve logjistike dhe depove të armëve” të lidhura me Iranin në Irak, sipas një deklarate të publikuar në Telegram nga Forcat e Mobilizimit Popullor (PMF).
Sipas PMF-së, sulmet kanë shënjestruar objekte të saj në provincat Bagdad, Wasit, Nineveh, Basra, Kirkuk, Karbala dhe Diyala, duke shkaktuar dëme të ndryshme në disa seli ushtarake, automjete dhe pajisje, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.
Në një deklaratë të mëhershme në rrjetet sociale, Brigada e 30-të e këtij grupi tha se shtatë sulme ajrore goditën objektet kryesore në Nineveh, rajon në veri të Irakut, rreth orës 03:20 sipas kohës lokale, duke lënë 10 të vrarë dhe gjashtë të plagosur.
Pas sulmeve, kryeministri irakian Ali Falih Al-Zaidi ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit Ministror për Siguri Kombëtare, njoftoi zyra e tij.