Sulmet izraelite vrasin 14 persona në Liban, mes armëpushimit që po vazhdon

Të paktën 14 persona janë vrarë dhe 37 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite në Liban të dielën, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Libanit. Në mesin e viktimave janë edhe dy fëmijë dhe dy gra.

Para sulmeve, ushtria izraelite (IDF) kishte lëshuar paralajmërime për evakuim për disa fshatra në jug të Libanit, duke u bërë thirrje banorëve të largohen menjëherë, pasi qëndrimi aty “rrezikon jetën”.

Më pas, IDF bëri të ditur se kishte kryer sulme ajrore dhe me artileri ndaj objektivave të Hezbollahut në jug të vendit, duke pretenduar se ato përdoreshin për të përgatitur sulme kundër forcave izraelite.

Nga ana tjetër, ushtria izraelite njoftoi se një ushtar 19-vjeçar është vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me dron nga Hezbollahu në territorin libanez.

Po ashtu, Hezbollahu ka lëshuar tre dronë drejt Izraelit, por sipas IDF-së, ata janë rrëzuar nga forcat ajrore izraelite para se të kalonin kufirin.

Dy vendet vazhdojnë të jenë nën një armëpushim të brishtë, i cili hyri në fuqi më 16 prill dhe u zgjat për tri javë javën e kaluar. Marrëveshja i lejon Izraelit të ndërmarrë masa të nevojshme në vetëmbrojtje ndaj kërcënimeve të menjëhershme apo sulmeve në zhvillim.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se ushtria është “aktive dhe po vepron me forcë” në Liban, duke akuzuar Hezbollahun për shkelje të armëpushimit.

“Ne po veprojmë fuqishëm sipas rregullave për të cilat kemi rënë dakord me Shtetet e Bashkuara dhe Libanin – kjo nënkupton liri veprimi jo vetëm për t’iu përgjigjur sulmeve, por edhe për të parandaluar kërcënimet e menjëhershme dhe ato në zhvillim”, tha ai.

Të shtunën, Netanyahu kishte urdhëruar ushtrinë që të “godasë fuqishëm objektivat e Hezbollahut” në Liban, ku si pasojë e sulmeve u vranë të paktën gjashtë persona.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka udhëtuar në Pakistan për të paraqitur kornizën e Teheranit për rifillimin e negociatave me SHBA-në. Javën e kaluar, presidenti amerikan Donald Trump zgjati armëpushimin për të mundësuar vazhdimin e bisedimeve.

Të dyja palët – Izraeli dhe Hezbollahu – kanë raportuar sulme ndaj njëra-tjetrës që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, duke akuzuar reciprokisht për shkelje të marrëveshjes.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika