Të paktën 38 palestinezë u vranë në një seri sulmesh ajrore izraelite në të gjithë Rripin e Gazës brenda vetëm gjysmë ore, sipas mjekëve palestinezë.

Një zëdhënës i agjencisë së mbrojtjes civile të drejtuar nga Hamasi tha se avionët luftarakë izraelitë goditën një shkollë në qytetin lindor të Gazës; një stacion karburanti të braktisur që strehonte familjet e zhvendosura në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore; dhe një ndërtesë banimi trekatëshe në Deir al-Balah në Gazën jugore.

Ai shtoi se ekipet e shpëtimit po përballeshin me vështirësi të mëdha për të arritur tek të plagosurit për shkak të mungesës së pajisjeve dhe ritmit intensiv të bombardimeve.

Sipas aktivistëve vendas në qytetin e Gazës, 10 persona u vranë kur një sulm ajror izraelit goditi klasat në shkollën Musa bin Nusayr, ku ishin strehuar qindra persona të zhvendosur.

Në Gazën qendrore, 15 persona u raportuan të vrarë në një sulm ndaj tendave në një stacion karburanti të braktisur në Nuseirat.

Ndërkohë, gazetarët vendas thanë se 13 palestinezë u vranë në një sulm ajror në shtëpinë trekatëshe të familjes Abu Samra në qendër të Deir al-Balah.

Më vete, avionët luftarakë izraelitë nisën një “rrip zjarri” prej 10 sulmesh ajrore në lagjen Shejaiya në qytetin lindor të Gazës.

Raportet lokale i përshkruan shpërthimet si shkaktare të dridhjeve të ngjashme me një tërmet. Besohet se sulmet kanë synuar tunelet ushtarake të Hamasit./BBC