Sulmet me dronë ruse godasin urat e Kievit, qyteti përballet me kaos në trafik

Rusia ka goditur për të dytën ditë radhazi një urë që lidh dy pjesët e kryeqytetit ukrainas, Kievit, duke shkaktuar ndërprerje të trafikut dhe vështirësi në lëvizjen e banorëve.

Sulmi me dron ndaj Urës Jugore, e cila aktualisht është e mbyllur, ishte i fundit në një seri sulmesh që nga e enjtja. Si pasojë, trafiku në këtë urë dhe në dy ura të tjera mbi lumin Dnipro është pezulluar plotësisht ose pjesërisht.

Sulmet e njëpasnjëshme ruse me dronë kanë shkaktuar kolona të gjata trafiku në Kiev, ndërsa banorët po përpiqen të përshtaten me sulmet pothuajse të vazhdueshme ndaj kryeqytetit.

“Ne nuk e dimë se çfarë po mendojnë rusët atje, apo çfarë do të bëjnë më pas. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë të hënën”, tha për Reuters 51-vjeçarja Larysa, e cila po udhëtonte me autobus në qytet.

Para sulmit të fundit ndaj urës, kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, mblodhi këshillin e sigurisë së qytetit për të vlerësuar situatën. Ai e përshkroi gjendjen në kryeqytet si “shumë dramatike”.

Mbi një e treta e rreth 3 milionë banorëve të Kievit jetonin në pjesën lindore, ose në të ashtuquajturën “bregu i majtë” i Dnipros, para pushtimit rus të vitit 2022. Megjithatë, shumica e tyre punojnë në pjesën perëndimore të qytetit, në “bregun e djathtë”, ku ndodhen shumica e institucioneve shtetërore dhe kompanive.

Ndërkohë, gjatë së premtes, një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën nga një sulm me dron rus, i cili shkaktoi zjarr në katet e sipërme të një ndërtese banimi, thanë zyrtarët ukrainas.

Në qytetin verilindor të Kharkivit, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, dy persona u vranë dhe 32 të tjerë u plagosën nga një sulm me bombë të drejtuar, sipas guvernatorit rajonal.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika