Sulmet ndaj gazetarëve, Osmani: Ata që kryejnë këto sulme duhet të përballen me drejtësinë

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar ndaj sulmeve në veri të vendit ndaj gazetarëve. Ajo ka bërë thirrje për ballafaqimin e sulmuesve me drejtësinë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me sulmet ndaj gazetarëve në veri të vendit gjatë ditës së sotme.

Presidentja Osmani ka thënë se ata që kryejnë këto sulme duhet të përballen me drejtësinë.

“Përpjekjet e tyre për të destabilizuar Kosovën do të dështojnë”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka shtuar se këto akte të tmerrshme të dhunës së vazhdueshme duhet të dënohen nga të gjithë, dhe se sundimi i ligjit do të mbizotërojë.

Gjatë kësaj të premteje grupet kriminale në veri kanë sulmuar gazetarët që po qëndronin pranë komunës së Leposaviqit.

Në pamjet e siguruara nga Dukagjini, shihen gazetarët duke ikur, teksa pjesëtarët e KFOR-it i pengojnë që të largohen nga grupet kriminale serbe që po i sulmonin me gurë dhe shok-bomba.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika