Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se një sulm rus ka lënë të vdekur të paktën 41 persona dhe 180 të plagosur, disa prej të cilëve janë nxjerrë nga rrënojat dhe janë shpëtuar, raporton BBC.

Ai thotë se raketat goditën “territorin e një institucioni arsimor dhe një spitali aty pranë”.

Një nga objektet e Institutit të Komunikimeve është shkatërruar pjesërisht, thotë ai.