Sulmi i mbrojtjes së Kurtit ndaj gazetares, Inspektorati Policor: “Po e trajtojmë”

Gazetarja Blerta Dalloshi e ka denoncuar në Inspektoratin Policor pengimin që iu bë nga një prej pjesëtarëve të mbrojtjes së afërt të kryeministrit Kurti. Por rasti në fjalë me të cilin tashmë po merret IPK, nuk ka qenë i vetmi gjatë këtij viti që ka përfshirë mbrojtjen e afërt të Kurtit, e për çka AGK po e konsideron si shqetësues mos-reagimin e këtij të fundit

Punën e gazetares e bënë qe plot 22 vjet, e vështirësi në terrene ka hasur jo rrallë.

Por diqka me të cilën Blerta Dalloshi Berisha nga TV Klan u përballë të enjtën, qe diqka më shqetësuese për të.

Në tentim e sipër për të marr një përgjigje nga kryeministri Kurti, ajo hasi në një pengesë të dhunshme në kryerjes të punës së saj nga një prej pjesëtarëve të mbrojtjes së afërt të kryeministrit.

Vetëm një muaj më herët, i njëjti, kishte treguar sjellje thuajse identike.

“Unë jam qe shumë vite në gazetari, mbi dy dekada, dhe I di shumë mirë kompetencat e mia, madje jam e akredituar nga zyra e kryeministrit, ata më njohin shumë mirë, për cka nuk përbëj ansjë rrezik për të… Megjithatë sjellje e njjejtë ka ndodhur 1 muaj e gjysmë më parë, nga kureshtja I pash pamjet, bëhej fjalë për personin e njejtë që kishte bërë sjellje të njejtë“, ka thënë Blerta Dalloshi Berisha – Gazetare.

Rastin e fundit, Dalloshi-Berisha e ka denoncuar në Inspektoratin Policor.

Përveç në raport me të, sjellje të dhunshmë që kishin përfunduar edhe me dëmtim të pajisjeve kishte hasur edhe gazetari Kosovë Gjoci.

“Fakti që ato po përsëriten, fakti që ka mungesë të reagimit institucional karshi këyre personave e pastaj krejt kjo po bën që të krijohet një farë hapësire që këta njerëz me I përsërit cdo deitë sjelljet e tyre ndaj gazetarëve, pastaj po krijohet edhe një situatë e cuditshme tëk publiku“, ka deklaruar Kosovë Gjoci  –  Gazetar.

Nga Asociacioni i Gazetarëve, në këtë situatë, më shqetësues po e shohin mungesën e reagimit nga Kurti.

“AGK-ja e ka dënuar fuqishëm, është një rast I paprecedent I përdorimit të forcës ndaj kolegës Blerta Dalloshi, edhe mosreagimi i Kryeminsitrit Kurti duke e parë skenën, është shumë shetësues, jemi në kontakt me Inspektortin dhe këkrojmë menjëherë, që të mirren masa. Nuk guxojmë të lejojmë që kjo të kalojë pa masa”, ka thënë Xhemajl Rexha, kryetar i AGK-së .
Të pyetur nga Dukagjini, Inspektorati i Policisë së Kosovës ka konfirmuar se e kanë pranuar ankesën në gazetares Dalloshi, duke shtuar se rasti në fjalë do të trajtohet konform autorizimeve ligjore të Inspektoratit Policor.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika