Sulmi ‘më masiv’ rus ndaj Kievit vret të paktën 18 persona

Forcat ruse kanë kryer një sulm të madh me dronë dhe raketa mbi kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, gjatë natës, duke vrarë 18 persona dhe plagosur rreth 90 të tjerë, sipas autoriteteve lokale.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, e ka quajtur këtë “sulmin më masiv” ndaj qytetit dhe ka shpallur të premten ditë zie. Ai tha se në mesin e objekteve të goditura ishte edhe një stacion i ambulancës.

Edhe pse më herët janë regjistruar sulme me më shumë viktima, ky bombardim është vlerësuar si një nga më të gjerët për nga numri i mjeteve të përdorura dhe shtrirja e goditjeve në zona të ndryshme të qytetit.

Disa lagje u evakuuan ndërsa shpërthimet tronditën ndërtesa në të gjithë Kievin, vetëm disa orë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kishte paralajmëruar për një sulm të mundshëm rus.

Moska tha se forcat e saj kanë goditur “objekte ushtarake”, duke e cilësuar si përgjigje ndaj sulmeve ukrainase në infrastrukturën civile ruse. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se Rusia do të “vazhdojë të rrisë presionin ndaj regjimit të Kievit për të arritur objektivat e saj”.

Nga ana tjetër, Ukraina e akuzoi Rusinë se po synon qëllimisht zona civile, duke theksuar se nuk mund të barazohen veprimet e “agresorit dhe shtetit që po mbrohet”. Sipas autoriteteve ukrainase, mes viktimave ka edhe fëmijë, raporton BBC.

Një ndër goditjet më të rënda ndodhi në një ndërtesë banimi shumëkatëshe në juglindje të qytetit, ku një pjesë e objektit u shkatërrua plotësisht. Në lagjen Darnitskyi, dy raketa ranë drejtpërdrejt në zona banimi, duke shkaktuar shkatërrime të mëdha.

Njëra prej raketave la një krater të madh pranë një kopshti fëmijësh, ndërsa ndërtesat përreth u dogjën dhe u shkatërruan. Raketa tjetër goditi një bllok banimi 9-katësh, duke e rrëzuar një pjesë të tij.

Autoritetet thonë se disa persona rezultojnë ende të zhdukur, ndërsa ekipet e shpëtimit po kërkojnë nën rrënoja. Banorët dhe familjarët po presin me ankth pranë vendit të ngjarjes.

Sulmi në Kiev zgjati mbi 11 orë dhe u zhvillua në disa valë, duke nisur me dronë që goditën edhe zonën historike të qytetit, ku u raportua zjarr në një hotel në qendër.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika