Sulmi ndaj gazetarit Burim Pacolli: Ndalohen tre të dyshuar, mes e tyre edhe reperi “Mossi”
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se, në kuadër të hetimeve intensive dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tre persona të dyshuar për 48 orë, lidhur me një rast të sulmit fizik të dyshuar ndaj gazetarit Burim Pacolli. Në mesin e të ndaluarve është edhe reperi i njohur me nofkën “Mossi”, i […]
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se, në kuadër të hetimeve intensive dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tre persona të dyshuar për 48 orë, lidhur me një rast të sulmit fizik të dyshuar ndaj gazetarit Burim Pacolli.
Në mesin e të ndaluarve është edhe reperi i njohur me nofkën “Mossi”, i cili sipas Prokurorisë dyshohet për kryerjen e disa veprave penale “Lëndim i lehtë trupor”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, si dhe “Kanosje”.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se, në kuadër të hetimeve intensive dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.















