“Sulmi ndaj mediave”, Vela: Reagimi im ka të bëjë me shpërndarësit e dezinformatave, porse jo me media

“Media të nderuara, reagimi im ka të bëj me shpërndarësit e dezinformatave, porse jo me mediat, të cilat e kanë të drejtën e tyre për  raportim të lirë. Mediat e lira janë themel i demokracisë. I inkurajoj që ta zbërthejnë mëtej kush janë porositësit e dezinformatave”, ka shkruar Vela në Twitter

Blerimi Vela, shef i kabinetit të presidentes, Vjosa Osamnit

“Jo për herë të parë, Blerim Vela – Shef i Stafit të Presidentes së Kosovë, Vjosa Osmani, ka sulmuar mediat e Kosovës, pas raportimeve për një vendim të pritshëm të Gjykatës Kushtetuese për deputetë të minoriteteve në Kuvendin e Kosovës, që si zinxhir mund të vë në pikëpyetje zgjedhjen e Presidentes”.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), kështu e ka cilësuar si të papranueshme gjuhën e përdorur ndaj mediave nga shefi i stafit të presidentes Osmani, Blerim Vela.

E sa përket kësaj, ka reaguar Vela, i cili ka thënë se reagimi i tij i mëhershëm nuk ka të bëjë me mediat, por me “shpërndarësit e dezinfomatave”.

Vela theksoi se mediat e lira janë themeli i demokracisë.

“Media të nderuara, reagimi im ka të bëjë me shpërndarësit e dezinformatave, porse jo me mediat, të cilat e kanë të drejtën e tyre për raportim të lirë. Mediat e lira janë themel i demokracisë. I inkurajoj që ta zbërthejnë mëtej kush janë porositësit e dezinformatave”, ka shkruar Vela në Twitter.

Ndërkaq, Vela më herët ka thënë se pretendimet se gjoja Gjykata Kushtetuese do ta “rrëzojë” presidenten, sipas tij, është “synim perfid” për t’i bërë presion Gjykatës dhe për të krijuar huti në publik.

“E kemi plotësisht të qartë se dezinformatat dhe propaganda që bëhet gjoja duke u thirrë “në burime brenda Gjykatës”, janë pjesë e luftës speciale të realizuar sipas skemës së përgatitur nga Beogradi dhe të realizuar përmes kriminelëve të veriut dhe sekserëve të tyre, të cilët ndodhen në listën e zezë të ShBA-ve”, ka thënë Vela.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika