Media vendore e Finlandës,  “Yle.fi”, ka bërë të ditur se 12-vjeçari i dyshuar për të shtënat me armë zjarri në shkollën Viertola dyshohet se kishte qenë viktimë e bullizmit në shkollë.

Kështu, motivi i të shtënave lidhet me bullizmin në shkollë.

Nga të shtënat humbi jetën një djalë 12-vjeçar dhe dy vajza 12-vjeçare u plagosën rëndë. Dhe, njëra nga dy vajzat është me prejardhje nga Kosova, saktësisht nga qyteti i Mitrovicës.

Vajza 12-vjeçare nga Mitrovica është ende duke luftuar për jetën.