Sulmi në Pragë, çfarë dihet deri më tani?
Një sulm tronditës ka ndodhur në Pragë, ku një student 24-vjeçar ka vrarë të enjten 14 studentë dhe ka plagosur 25 të tjerë, 10 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Kreu i policisë çeke ka konfirmuar se personi në fjalë kishte një qëllim tragjik, duke shtuar se ai “donte të vriste veten”. Sulmi ka […]
Një sulm tronditës ka ndodhur në Pragë, ku një student 24-vjeçar ka vrarë të enjten 14 studentë dhe ka plagosur 25 të tjerë, 10 prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Kreu i policisë çeke ka konfirmuar se personi në fjalë kishte një qëllim tragjik, duke shtuar se ai “donte të vriste veten”.
Sulmi ka filluar në Universitetin Charles, ku policia ka filluar evakuimin e një ndërtese, por i dyshuari ka shkuar në një pjesë tjetër të Fakultetit të Arteve.
Të shtënat kanë shpërthyer në orën 15:00, me të gjitha viktimat që janë qëlluar brenda ndërtesës.
Policia ka konfirmuar se i dyshuari kishte një “arsenal të madh armësh dhe municionesh”. Sipas tyre, 24-vjeçari e ka paramenduar sulmin.
Oficerët janë lavdëruar për veprimin e shpejtë në parandalimin e vdekjeve të mëtejshme.
Trupi i të dyshuarit është gjetur 20 minuta pas fillimit të të shtënave.
Në një konferencë shtypi të enjten në mbrëmje, zyrtarët kanë bërë të ditur se po hetojnë lidhjen e të dyshuarit me një vrasje të ndodhur javën e kaluar në një pyll afër Pragës, ku janë vrarë një burrë dhe vajza e tij e vogël, raporton BBC.

Kush është sulmuesi?
Sulmuesi, i quajtur gjerësisht si David K, ka qenë rezident i një fshati 21 kilometra larg Pragës, ndërsa babai i tij është gjetur i vdekur më herët gjatë ditës.
Shefi i policisë, Martin Vondrashek, ka bërë të ditur se sulmuesi ka gjetur inspirim në sulmet e ngjashme që kanë ndodhur jashtë shtetit.
Megjithatë, ministri i Brendshëm, Vit Rakushan, ka theksuar se nuk ka asnjë sinjal që krimi ka lidhje me terrorizëm ndërkombëtar.
Edhe pse e pakonfirmuar, ajo ngjarje po interpretohet si një nga të shtënat më 7 dhjetor në Bryansk në Rusinë jugore, kur një vajzë 14-vjeçare mori një armë gjahu në shkollën e saj dhe vrau një shok klase përpara se të kthente armën mbi vete.
Autoritetet çeke janë në hetim të thelluar, dhe zyrtarët besojnë se sulmuesi, i cili nuk ka pasur histori kriminale, është përgjegjës për vdekjen e dy personave javën e kaluar në pyllin Klanovicki afër Pragës.















