Sulmi rus në Zaporizhzhia lë tre të vdekur dhe mbi 12 të plagosur

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe më shumë se një duzinë janë plagosur si pasojë e një sulmi me bomba të drejtuara nga Rusia ndaj qytetit jugor ukrainas të Zaporizhzhias, njoftuan të martën autoritetet rajonale.

Sipas administratës ushtarake rajonale, shtatë kate të një ndërtese banimi nëntëkatëshe u përfshinë nga flakët pas sulmit, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

Guvernatori i rajonit, Ivan Fedorov, tha se dy nga viktimat ishin në të gjashtëdhjetat, ndërsa viktima e tretë ishte 49 vjeç.

Zyrtarët ukrainas thonë se Rusia përdor gjerësisht bomba të drejtuara – armë ajrore, shpesh të epokës sovjetike, të pajisura me krahë dhe sisteme navigimi – për të goditur rajonet pranë vijës së frontit.

Pamjet e Reuters nga vendi i ngjarjes tregojnë se njëra anë e ndërtesës ishte nxirë nga zjarri, ndërsa ekipet e emergjencës po punonin për shuarjen e flakëve. Pranë objektit ndodheshin edhe automjete të djegura.

Moska mohon se shënjestron civilët, megjithatë, që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, sulmet ruse kanë goditur vazhdimisht ndërtesa banimi dhe infrastrukturë tjetër civile.

Shija e redaktorit

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

Të fundit nga rubrika