Sulmi terrorist, minon të ardhmen e dialogut

Pas sulmit terrorist në Banjskë, e ardhmja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është mjaft e paqartë. Palët pritet që fillimisht të diskutojnë për situatën e re që u krijua të dielën, e më pas të vendoset se si do të vazhdohet tutje. Sipas njohësve të procesit, marrëveshjet duhet që urgjentisht të nisin zbatimin

Pamje nga takimi në Bruksel mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut.

Në Bruksel, Uashington e Ohër, shumë marrëveshje u arritën mes Kosovës dhe Serbisë, mirëpo pak prej tyre u implementuan në tërësi.

Punën e bërë në më shumë se një dekadë dialog, Arbresha Loxha që e ka monitoruar gjatë procesin, thotë se do përmbysë sulmi terrorist në Banjskë.

“Ngjarjet që ndodhën këtë të diel, ne konsiderojmë se e kanë përmbysur gjithë atë mund që është bërë në dialog në dhjetë vitet e fundit dhe për vlerësimin tonë, ne tashmë do të duhej të hynim në një kapitull komplet të ri në qoftëse ka insistim me vazhdu dialogu. Përtej faktit që do të hyjmë në një dialog komplet tjetër, kurdo që do të filloj, ne vlerësojmë se për momentin nuk ka as momentum për të nis i njëjti”, ka thënë Arbresha Loxha Stublla nga GLPS.

Megjithatë, Loxha beson se dialogu vazhdon të jetë zgjidhja e vetme.

Mirëpo, Belgzin Kamberi, nga Instituti “Musine Kokalari”, pret që dinamizimi i procesit të jetë ndryshimi i vetëm.

“Atë që e pamë nga reagimi i sekretarit Blinken, por edhe të gjithë emisarëve, që nga zotëri Lajcak e deri tek emisarja e kryeministres italiane Meloni, e pamë që nuk ka shumë gatishmëri për ta ndryshuar edhe formatin, edhe përmbajtjen e procesit të tanishëm të dialogut. E pamë sidomos që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë gatishmëri që ta marrin drejtimin e dialogut, por që kërkohet më shumë dinamizim i dialogut”, ka theksuar Belgzim Kamberi nga Instituti “Musine Kokalari”.

Zbatimi i marrëveshjeve të arritura, Kamberi thekson se është një urgjencë.

“Ajo që e pamë është që kjo Status Quo dhe kjo mungesë e rezultateve në dialogun Kosovë Serbi, prodhon eskalim të gjendjes dhe mund të përshkallëzoj çështjen e sigurisë jo vetëm në një situatë të lokalizuar siç ishte në manastirin e Banjskës, por në të ardhmen mbase edhe mund të zgjerohet në shkallë më të gjerë”, ka përdunduar ai.

Implementimin e marrëveshjeve, e ka konsideruar si fakt të rëndësishëm edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Madje ai kërkoi që Kosova dhe Serbia të angazhohen aktivisht në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashikimi Evropin.

Një gjë të tillë e ka bërë menjëherë pas takimit mre presidenten Vjosa Osmani, këtë të marte.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika