Sulmi terrorist në Kosovë merr mbështetje nga ushtarët rusë e serbë në Ukrainë (VIDEO)
Në një video e cila është duke qarkulluar së fundmi në “Telegram” shihen e dëgjohen disa ushtarë rusë dhe serbë në Ukrainë, duke i dhënë mbështetje sulmit terrorist të formacionit serb në veri të Kosovës. Në video ata dëgjohen duke thënë se do të vijnë e t’i ndihmojnë serbëve në Kosovë, derisa shprehin keqardhje për […]
Në një video e cila është duke qarkulluar së fundmi në “Telegram” shihen e dëgjohen disa ushtarë rusë dhe serbë në Ukrainë, duke i dhënë mbështetje sulmit terrorist të formacionit serb në veri të Kosovës.
Në video ata dëgjohen duke thënë se do të vijnë e t’i ndihmojnë serbëve në Kosovë, derisa shprehin keqardhje për terroristët serbë të vrarë nga Policia e Kosovës.
“Mirëdita, vëllezër serbë! Ju përcjellim përshëndetjet tona nga reparti i njësisë speciale, dhe iu dërgojmë përshëndetje të zjarrta mbarë popullit serb. Ne iu kuptojmë, pasi që e dijmë se në çfarë situate ndodheni, u janë vrarë katër njerëz. Unë kam qenë në Kosovë dy vjet prej 1999 deri 2001. Unë e di dhimbjen tuaj sepse personalisht e kam parë. Me popullin tuaj jam i njohur shumë mirë. Dua t’u them personalisht se në çdo moment ne përsëri do të vijmë tek ju që t’iu ndihmojmë. Do të bëjmë gjithçka që duhet. Ne jemi një popull, ne jemi vëllezër”, thuhet në atë video.
Në fund të videos dëgjohen thirrjet “Serbia!”.
Në ndërkohë, Kosova ka marrë mbështetje nga pothuajse të gjitha shtetet demokratike të botës, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e Bashkimi Evropian.















