Sulmi vdekjeprurës në Pragë, Von der Leyen: Shpreh ngushëllime për familjet

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shprehur ngushëllimet e saj për familjet e viktimave, që humbën jetën nga sulmi me armë zjarri në një universitet në Pragë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar lidhur me të shtënat me armë zjarri në një universitet në Pragë.

Von der Leyen është shprehur e tronditur lidhur me këtë rast, derisa ka shprehur ngushëllimet e saj për familjet e viktimave.

“Të tronditur nga dhuna e pakuptimtë e të shtënave që mori disa jetë njerëzish sot në Pragë. Unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave dhe për popullin çek në tërësi. Ne qëndrojmë dhe vajtojmë me ju”, ka shkruar presidentja e Komisionit Evropian në platformën X.

Autoritetet çeke thonë se mbi 15 persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një universitet në Pragë.

Lexo dhe: Mbi 15 të vrarë nga sulmi me armë zjarri në universitetin e Pragës

Policia ka thënë se personi i armatosur, gjithashtu, ishte “eliminuar” pas sulmit në Universitetin Charles, në sheshin Jan Palach në qendër të qytetit.

Kryeministri i Republikës Çeke, Petr Fiala, ka thënë se kishte anuluar angazhimet e ardhshme në dritën e “ngjarjeve tragjike”.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika