Sulmohen disa llogari zyrtare të LDK-së në Instagram
Lidhja Demokratike e Kosovës [LDK] ka njoftuar se i janë sulmuar disa llogari zyrtare në rrjetin social në Instagram. LDK-ja përmes njoftimit te bërë në “Facebook” thotë se u sulmua llogaria e Lumir Abdixhikut, e Doarsa Kica Xhelilit, Paris Gurit si dhe të disa kandidatëve të tjerë për deputetë. Lidhur me këtë, LDK-ja ka ndërmarrë […]
Lidhja Demokratike e Kosovës [LDK] ka njoftuar se i janë sulmuar disa llogari zyrtare në rrjetin social në Instagram.
LDK-ja përmes njoftimit te bërë në “Facebook” thotë se u sulmua llogaria e Lumir Abdixhikut, e Doarsa Kica Xhelilit, Paris Gurit si dhe të disa kandidatëve të tjerë për deputetë.
Lidhur me këtë, LDK-ja ka ndërmarrë masa të menjëhershme.
“Mbrëmë vonë kemi informuar zyrtarit Meta-n për këtë aktivitet të pazakontë, duke ofruar të gjitha detajet e nevojshme dhe duke kërkuar mbështetjen e tyre për të adresuar çështjen”, thotë LDK-ja.
Lexoni më poshtë njoftimin e plotë të kësaj partie.
















