Sulmohen disa policë gjatë arrestimit të një personi, i dyshuari dërgohet në psikiatri
Të hënën në Prishtinë ka ndodhur një incident ku disa zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht gjatë përpjekjes për të arrestuar një person të dyshuar. Sipas Policisë, i dyshuari kishte sulmuar policët në momentin që ata po tentonin ta arrestonin. Si pasojë e sulmit, disa nga zyrtarët kanë marrë lëndime dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Me […]
Të hënën në Prishtinë ka ndodhur një incident ku disa zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht gjatë përpjekjes për të arrestuar një person të dyshuar.
Sipas Policisë, i dyshuari kishte sulmuar policët në momentin që ata po tentonin ta arrestonin.
Si pasojë e sulmit, disa nga zyrtarët kanë marrë lëndime dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në repartin e Psikiatrisë.
“Prishtinë 09.06.2025-11:00. Raportohet se gjatë arrestimit të të dyshuarit mashkull kosovar i njëjti kishte sulmuar edhe zyrtarët policor në kryerje të detyrës. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuar është dërguar në QKUK në repartin e psikiatrisë me urdhër të prokurorit”, thuhet në raportin e PK-së.
Rasti është iniciuar nga Prokuroria si “sulm ndaj personit zyrtar”.















