Sulmohen dy shqiptarë në veri, njëri nxënës e tjetri kameraman

9 nxënës shqiptarë që nga Mitrovica e Jugut kishin dalë sot për shëtitje në Kodrën e Minatorëve në pjesën veriore. Ata dyshohet se janë sulmuar nga persona të panjohur për çka njëri pësoi lëndime fizike. Ndërkohë, duke e incizuar vendin e ngjarjes është sulmuar edhe një kameraman i mediumit “Insajderi”, po nga të njëjtit persona të cilët sipas deklaratës së tij dyshohet se i përkasin komunitetit serb

Fotoilustrim

Në fillim e vizituan Kodrën e Minatorëve e më pas u nisën për t’u kthyer për në Jug. Gjatë gjithë kohës 9 nxënësit shqiptarë të shkollës së mesme dyshohet se dikush i ka përcjell.

Sipas Policisë, ata u përcollën vazhdimisht nga persona të panjohur me një automjet të tipit Renalut ngjyrë të kaltër. Pikërisht në këtë vend dyshohet se të panjohurit filluan sulmin ndaj nxënësve.

Pre e sulmit dhe rrahjes u bë njëri nga nxënësit ndërsa 8 të tjera arritën të largohen në drejtim të Urës së Ibrit.

Në momentet që të rinjtë e lajmëruan rastin në polici rastisi që afër të jenë edhe gazetar të mediumit Insajderi.

Të paktën kështu thotë gazetari Visar Duriqi.

Në momentin që e morën lajmin ai tregon se kolegu i tij, kameramani Jetmir Muji u nis për në vendin e ngjarjes.

“Jetmiri ka arritë me shku deri te asfalti i ri që është ndërtu, edhe aty e ka pa që një fëmijë dikush është tu e marrë me ambulancë. Ambulanta ka qenë e spitalit të veriut shumë afër spitalit. Edhe e ka inqizu krejt situatën duke e marr fëmijën tu e fut në ambulantë”, ka thënë Duriqi.

Me këtë rast Muji bëhet personi i dytë që sulmohet në atë vend, nga persona që dyshohet të jenë nga nacionaliteti serbë.

“Aty kanë qenë të grumbulluar disa ë dyshohet që janë ë se ne nuk i kemi identifikuar edhe të cilët e kanë pa Jetmirin tu e inqizu krejt rastin disa prej tyne edhe shihen fytyrat. Këta persona në momentin që ai fëmijë është futë në ambulancë edhe kur e kanë pa që dikush e ka inqizua rastin edhe fytyrat e tyre ju kanë kthy edhe e kanë sulmu Jetmirin në të njëjtin vend”

Pas trajtimit mjekësor Muji u pa edhe në stacionin policor në Jug në gjendje të mirë shëndetësore por jo edhe emocionale. Për çka nuk deshi të flasë para kamerës”, ka thënë ai.

RTV Dukagjini merr vesh se edhe nxënësi i mitur është në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkaq, nga Prokuroria nuk kanë dhënë detajet lidhur me hetimet.

Policia rastin e ka cilësuar “sulm dhe lëndim trupor”, ndërsa bënë thirrje që të gjithë të përmbahen nga provokime dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika