Sulmohen dy shqiptarë në veri të Mitrovicës

Dy shqiptarë janë sulmuar nga një grup serbësh në veri të Mitrovicës. Ata janë dërguar në spital si pasojë e lëndimeve që kanë marrë. Gjithashtu, Policia e Kosovës ka ndërhyrë në atë pjesë dhe në një video të postuar nga “KOHA” shihet njëri nga shqiptarët e sulmuar.