Sulmohen fizikisht policët gjatë kryerjes së detyrës në Zubin Potok

Zyrtarët policor janë penguar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare të dielën në Zubin Potok. Policia ka bërë të ditur se rastet kanë ndodhur në fshatin Bërnjak dhe Bube të Zubin Potokut. Lidhur me rastet policia ka arrestuar personat e dyshuar

Ilustrim

Ditën e diel në Zubin Potok, në dy raste të ndryshme, policët janë sulmuar dhe penguar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, rreth orës 09:55 në fshatin Bërnjak të Zubin Potokut, është arrestuar një i dyshuar pasi kishte refuzuar t’i prezantojë dokumentet identifikuese dhe lejen e qarkullimit të veturës, duke tentuar të largohet me veturë.

Gjatë arrestimit të tij, duke rezistuar kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi kishte refuzuar t’i prezantojë dokumentet identifikuese dhe lejen e qarkullimit të veturës, duke tentuar të largohet me veturë. Zyrtarët policorë kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin, dhe më pas gjatë arrestimit, i dyshuar duke rezistuar kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa, në fshatin Bube të Zubin Potokut, në të njëjtën ditë, por rreth orës 15:20, një vozitës mashkull kosovar është arrestuar pasi ka penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

“Fsh. Bube, Zubin Potok / 19.11.2023 – 15:20. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar pasi ka penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurori vozitësi është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika