Sulmohen gazetarët në Bregun Perëndimor, arrestohen 4 persona

Katër kolonë izraelitë u arrestuan në Bregun Perëndimor me akuzën e sulmit ndaj gazetarëve pranë qytetit palestinez Sinjil.

Sipas një deklarate nga policia izraelite, gazetarët po udhëtonin me makinë në zonë kur një grup të dyshuarish dyshohet se ua bllokuan rrugën dhe ua dëmtuan makinën.

Forcat e ushtrisë izraelite nxituan në vendngjarje, duke siguruar largimin e sigurt të ekipit televiziv, ndërsa pak më vonë oficerët e policisë arrestuan katër të dyshuar.

Autoritetet sekuestruan automjetin e të arrestuarve dhe morën deklarata nga anëtarët e ekipit të CNN. Gjatë një kontrolli në automjetin e të dyshuarve, u gjetën dhe u sekuestruan shkopinj gome dhe një thikë, njoftoi policia. Katër të arrestuarit u morën në pyetje.

Në një deklaratë, policia izraelite theksoi se çdo incident dhune ose dëmtimi të pronës së të tjerëve e trajton me ashpërsi të veçantë, veçanërisht kur bëhet fjalë për punonjës të medias që kryejnë punën e tyre profesionale./EN

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika