Sulmohen me mjet shpërthyes zyrtarët policorë në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë sulmuar me mjet shpërthyes zyrtarët policorë në veri të Mitrovicës

Të dielën e 2 prillit rreth orës 02:20 gjatë natës, në rrugën “Ivo Llola Ribar”, te Qendra e kontrollimit teknik të automjeteve, në drejtim të zyrtarëve policorë që ndodheshin në detyrë zyrtare (njësia në pikë statike), nga persona deri tani të panjohur është hedhur një mjet i dyshuar shpërthyes.

Bazuar në informacionet fillestare dyshohet se mjeti i dyshuar shpërthyes i hedhur në drejtim të zyrtarëve policorë është shokbombë.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, ka njoftuar se njësitet kompetente policore dhe krim teknika kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë kryer procedurat e nevojshme të vendshikimit.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe hetime intensive për zbardhjen e këtij rasti janë në proces.

“Policia e Kosovës pavarësisht akteve të tilla nga individ apo grupe të caktuara kriminale, mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në funksion të ruajtjes së rendit, garantimit të sigurisë së qytetarëve pa dallim, si dhe arrestimin dhe sjelljen sa më parë para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar të përfshirë në raste të tilla”, thuhet në komunikatën për media.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika