Sulmohen policët në Prishtinë, Prizren e Pejë, 4 të arrestuar

Policia e Kosovës ka njoftiar se disa zyrtarë policorë janë sulmuar gjatë detyrës zyrtare në tri raste të ndara në Prishtinë, Prizren dhe Pejë.

Në raportin ditor të PK-së, thuhet se në Prishtinë, një i dyshuar e ka goditur me veturë policinë pasi fillimisht nuk e respektoi urdhrin për ndalim. Policia, sipas njoftimit, ka pësuar lëndime trupore ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.

Ndërsa në Prizren, dy të dyshuar sulmuan policët teksa po i shqiptonin kundërvajtje në trafik. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.

E në Pejë, një person lajmëroi Policinë se është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar pas një mosmarrëveshje dhe ka pësuar lëndime trupore. I dyshuari u identifikua nga Policia dhe gjatë arrestimit u përpoq të ikte, por pa sukses. Është dërguar në mbajtje. Rasti është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.

Shija e redaktorit

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Osmani takon presidenten Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga...

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter në kuadër të takimeve që ka me liderë botërorë në konferencën...

Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” –...

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Review për librat tanë”. Në këtë konkurs, ftohen të gjithë lexuesit e botimeve...

Të fundit nga rubrika