Sulmohen seksualisht dy të mitura gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës

Dy sulme seksuale janë raportuar gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë.

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh, rastet kanë ndodhur në Prishtinë e Fushë Kosovë dhe të dy rastet janë sulme ndaj të miturave.

Në rastin e parë në Fushë Kosovë, e mitura ka raportuar se është sulmuar seksualisht më 4 gusht dhe pas hetimeve të zhvilluara nga policia i dyshuari është identifikuar dje i cili gjendet në qendrën e paraburgimit në lidhje edhe me një rast tjetër.

“Fushë Kosovë 04.08.2024 – 17:23. Më 23.08.2024 pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi i njëjti kishte sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare (e mitur). I dyshuari gjendet në qendrën e paraburgimit lidhur me një rasti tjetër. Rasti në hetim”, thuhet në raportin e PK-së.

Ndërkaq në Prishtinë, një e mitur ka pranuar tretman mjekësor pasi dyshohet të jetë sulmuar seksualisht nga një burrë i cili gjendet në arrati.

Rastet vazhdojnë të jenë nën hetim nga policia.

“Prishtinë  22.08.2024-11:40.  Me 23.08.2024 viktima femër kosovare e mitur, ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta dyshohet se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet tutje në raportin e PK-së.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika